Marseja ofendon Seviljen, Rami e bën lëmsh: “Kush e ka shkruar, ndonjë femër?”

Olimpiku i Marsejës luan sot një miqësore kundër Betisit dhe klubi francez ka vendosur ta nderojë Betisin me një postim në Twitter, ku prezantonte ndeshjen: “Është krenari të ndeshemi me ekipin e parë të Seviljes”.

Ekipin e parë? Po Sevilja atëherë? Natyrisht që do niste debati në Tëitter, me tifozët e Seviljers të irrituar nga deklarata e Marsejës, por kapakun ia vuri pikërisht Adil Rami, qendërmbrojtësi kampion bote, i cili tani luan për Marsejën, por më parë luante për Seviljen.

32-vjeçari, i cili ka krijuar shpesh polemika me deklaratat e tij, shkroi në Instagram, duke postuar emrin e Seviljes me 5 trofe të fituar në Europa League: “Më falni? Kush e ka shkruar këtë? Mesazh për mirësjellje, por totalisht fals… faleminderit. Me siguri një femër e ka shkruar”.

Natyrisht, Rami u mundua të bënte edhe pak humor, por ndezi një polemikë të re, me një fjali që konsiderohet seksiste dhe diskriminuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *