Marrin fund dilemat, Lëv vendos për të ardhmen e tij në krye të Gjermanisë

“Sport Bild” ka dalë me një lajm ekskluziv në lidhje me kombëtaren e Gjermanisë dhe trajnerin Joakim Lëv. Prestigjozja gjermane nuk paragabon me lajmet dhe sot del me titullin: Jogi vazhdon!

Trajneri gjerman ka marrë vendimin e tij. Ai kishte kërkuar disa ditë për të menduar për të ardhmen, ndërsa tashmë ka marrë vendimin sipas “Bild”. Numri një i stolit do të respektojë kontratën që i skadon në vitin 2022. Kjo do të thotë se tekniku ka marrë përsipër t’i rikthejë nderin Gjermanisë.

Ekipi kampion i botës u eliminua që në fazën e grupeve në këtë kompeticion pas humbjes me Korenë e Jugut (2-0). Në Gjermani nuk do të jenë shumë të lumtur me këtë lajm, por duket se Joakim Lëv e ka ndarë mendjen që të jetë trajner dhe për Kampionatin Evropian, por me shumë mundësi dhe për në Botërorin e Katarit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *