Marrëveshje para 6 muajsh/ Organizata Botërore Shëndetësisë kërkon ndihmën e FIFA-s për Covid-19, Messi & CO pjesë e projektit sensibilizues

0

Përpara 6 muajsh Organizat Botërore e Shëndetësisë dhe FIFA kishin nënshkruar një marrëveshje së bashku. Iniciativa e dy institucioneve botërore lidhej me ndihmën që ato mund të jepnim për njera-tjetrën por edhe për grupet shoqërore në gjithë botën. Por askush nuk do ta besonte se nevoja më urgjente do të paraqitej pikërisht në këto ditë të vështira. Së fundmi ka nisur edhe një nismë e re mes tyre në luftën kundër përhapjes së virusit Covid-19.

Bëhet fjalë për krijimin e sa më tepër mesazheve sensibilizuese me pjesëmarrjen e yjeve të futbollit botëror. Mesazhe të cilat priten të dublohen në dhjetra gjuhë të huaja me qëllim ndërgjegjësimin e miliona tifozëve. E për këtë emrat e parë janë Leo Messi, Casillas, Falcao, Buffon, e një sërë emrash që kanë edhe simpatinë e tifozëve.

“Futbolli do të thotë shumë për miliarda njerëz në botë, kështu që është e qartë se ne duhet të tregojmë udhëheqje dhe solidaritet në këto ditë të vështira. Koronavirusi na ka treguar se sa të prekshëm jemi dhe sa problemet globale kërkojnë zgjidhje globale” – tha Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

“Pandemia na jep mundësinë për të bashkëpunuar më ngushtë, duke e ditur që futbolli mund të arrijë miliona njerëz”- ka thënë Tedros, kreu i OBSH./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.