“Marrë edhe unë përgjegjësitë e mia”! Deklarata interesante e trajnerit të Kukësit: Kishim lojtarë që erdhën nga avioni drejt e në fushë…

Egnatia ka arritur që të fitojë thellë ndaj Kukësit me shifrat 4-1 në transfertë. Djemtë e drejtuar nga Tetova mbyllën gjithçka në pjesën e parë. Goli i parë i takimit u realizua në minutën e 12, atje ku Renato Malota gjeti të parin.

Më pas ishte Fernando që me anë të penalltisë, në të 28 dyfishoi nga pika e bardhë e penalltisë. Për të thelluar shifrat mendoi Mario Gjata, që pas një krosimi të bukur, i gjetur në zonë, nuk e kishte të vështirë për të shënuar edhe golin e tretë.

Kështu do të mbyllej pjesa e parë, por Kukësi u zgjua në të dytën. Rashiti ngushtoi diferencën në minutën e 80 dhe lojtarët verilindorë besuan te kthesa. Në momentin që vendasit po i afroheshin golit të dytë dhe miqtë po tentonin të vononin lojën, Joel i kapi në kundërsulm dhe pasoi bukur topin te Montenegro, që i ndodhur para portierit, arriti të shënojë.

Pritshmëritë janë të mëdha për këtë sulmues që ka mbërritur si afrim i ri në merkaton e janarit dhe ka luajtur 5 ndeshje me Kombëtaren e Kosta Rikës. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “MCN TV”:

Tetova: “Kishim 35 minuta të mira dhe pastaj lëshuam pak terren. Kjo nuk më pëlqeu, tërheqja e ekipit dhe lufta e munguar në disa raste. Kur u mbyll pjesa e parë, fola më shumë me lojtarët për 15 minutat e fundit, nuk u mora fola me tre gola. Një ekip që do të kryesojë kampionatin, duhet të ketë më shumë uri dhe të ruaj gjithmonë balancat”

Nica: “Jam i mërzitur pasi po futemi në një krizë. Jemi një ekip i formatuar brenda dy ditësh. Kishim lojtarë që kanë ardhur nga avioni drejt e në fushë, nuk mund të presësh shumë. Mendjen e kam vrarë shumë, por nuk kishim zgjedhje të tjera. Por duhet të vazhdojmë të punojmë, nuk ka mbaruar asgjë. Ndoshta duhet të ruaja më mirë balancat kundër Egnatias, marrë edhe unë përgjegjësitë e mia”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online