Shumë tension ka pasur në ndeshjen e sotme mes Kroacisë dhe Marokut. Këta të fundit e kanë rrethuar disa herë arbitrin për vendimet e marra gjatë takimit. Por trajneri i Marokut, Regragui, nuk zgjodhi që të bënte polemika dhe u soll si një zotëri i vërtetë pas humbjes.
“Ne kemi mësuar shumë nga ky Botëror. Jemi ende shumë të lumtur sepse gjendemi në vendin e katërt. Urime për Kroacinë, e ka merituar plotësisht këtë medalje dhe fitore. Ne do të mësojmë dhe do të kthehemi më të fortë në vazhdim”, tha Regragui. /Sport Ekspres/