Marash Kumbulla është rekuperuar në kohë rekord nga dëmtimi tejet i vështirë që pësoi muaj më parë. Mbrojtësi shqiptar këputi ligamentin krucial të gjurit, duke pësuar kështu një nga dëmtimet më të rënda për një futbollist. Por periudha e vështirë u hodh pas krahëe dhe tani po përgatitet për të kapur formën e duhur.
Prej ditësh lojtari shqiptar është kthyer në stërvitje me Romën. Kumbulla po kryen stërvitje së bashku me grupin tjetër të lojtarëve dhe sipas asaj që raportojnë mediat italiane, po synon që të kthehet në pankinë në fundjavë. Roma do të përballet me Fiorentinën të dielën dhe Murinjo mund të marrë me vete edhe qendërmbrojtësin e Kombëtares kuqezi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/