Marash Kumbulla po rigjen veten në Spanjë. Mbrojtësi shqiptar i ka nisur si titullar dy ndeshjet e fundit në La Liga dhe besimin e trajnerit e ka shpërblyer me lojën e tij të mirë. Lojtari 24-vjeçar ka luajtur sot nga minuta e parë në “Vanda Metropolitano” përballë Atletikos së Madridit .
Kumbulla e kreu me sukses detyrën e vështirë, teksa bashkë me shokët e repartit la larg portës sulmuesit e Atletikos. Mbrojtësi shqiptar qendroi në fushë deri në minutën e 64-t, kur u zëvendësua nga trajneri. Në fund Espanjoli ia ka dalë të marrë një barazim mjaft të vlefshëm 0-0 kundër një prej skuadrave më të forta të kampionatit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/