Në këto ndeshje të fundit Roma ka zgjedhur që Marash Kumbulla të qëndrojë në stol, për të pritur momentin e tij që të tregojë vlerat me fanellën e kryeqytetasve. Pas disa provimeve të kaluara me sukses pas transferimit nga Verona, duke qenë mur i pakalueshëm ndaj Juventusit dhe duke shënuar kundër Young Boys, infektimi me COVID bëri që Kumbulla të venitej disi dhe hasi vështirësi për t’u kthyer në formën më të mirë fizike.
Madje në derbin e fundit që zhvilloi Roma kundër Lacios u rrezikua për të provuar Smalling që ndiente shqetësime, për të mos i lënë mundësinë mbrojtësit shqiptar. Megjithatë në stërvitjen e fundit është gjithçka e qartë se Kumbulla do të kthehet si titullar kundër Specias. Kjo ndeshje do të zhvillohet në ditën e martë, në Kupën e Italisë. Në krahun tjetër Kumbulla doa të gjejë Ardian Ismajlin, një tjetër siguri të madhe të Kombëtares që ka nisur të dëshmojë vlerat e tij edhe në Serie A. /Sport Ekspres/
po e pane romaket pa kumbullen ne mbrojtje kunder lazios ;;;; ha ha ha