Marash Kumbulla kthehet në fushë me Romën pas dëmtimit, fitore e vuajtur edhe në Finlandë për Murinjon

Marash Kumbulla është rikthyer nga dëmtimi te Roma. Mbrojtësi shqiptar nuk po gjen qetësi për të shfaqur vlerat e tij në fushën e blertë. Megjithatë duket se shqetësimet janë lënë mbrapa dhe lojtari është aktivizuar në minutën e 84 të takimit kundër HJK.

Roma arriti të fitonte me shifrat 1-2 në këtë përballje, falë një autogoli dhe realizimit të Abraham. Pas këtij rezultati ekipi italian gjendet në vendin e tretë dhe me të njëjtën kuotë pikësh me Ludogorest, i cili ndodhet i dyti, por ndeshja e fundit do të jetë direkte mes tyre. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *