Marash Kumbulla i ndërhyn keq Murinjos në stërvitje! Portugezi merr ndihmë mjekësore dhe e quan fajtor, Lorik Cana: Nuk do të luash titullar në Tiranë

Murinjo merr shpeshherë pjesë në stërvitjet e Romës dhe vepron si të jetë një lojtar. Gjatë një aksioni, Marash Kumbulla nuk është kursyer aspak ndaj trajnerit të tij duke i dhënë një goditje që e bëri portugezin t’i nënshtrohet trajtimit mjekësor të klubit.

“Nëse më shihni duke çaluar, duhet ta dini se një lojtar më ka dhënë goditje në stërvitje”. Tifozët kishin dyshime nëse bëhej fjalë për Rick Karsdorp apo Marash Kumbulla dhe ishte vetë Murinjo që sqaroi gjithçka mes batutës, duke treguar edhe imazhin: “Pasi Rick Kardsorp u ngacmua në rrjetet sociale, duhet të postoj këtë foto dhe të them se Marash Kumbulla është fajtor”.

Mbrojtësi shqiptar tentoi të justifikohej dhe mes të qeshurave i ka komentuar në “Instagram”: “Trajner, të kam marrë vetëm topin”. Në këtë moment ishte edhe Lorik Cana që la komentin e tij: “Jose, Kumbulla të dëmtoi që të mos luash titullr në Tiranë”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *