Maradona në sulm: Argjentina, me fat po kaloi grupin!

Diego Maradona si futbollist ishte gjeni, si trajner ka dështuar kudo dhe si opinionist krijon debate pa fund.

Tani El Pibe de Oro e ka me Horge Sampaolin, trajneri që ka misionin që të rikthejë Argjentinën në majë, por sipas Maradonës shanset janë zero.

“Ka plot trajnerë me të aftë se ai. Me Sampaolin Argjentina nuk ka shtyllë kurrizore, nuk ka lojë të qartë”.

Maradona është i bindur me Sampaoli do të dështojë: “Problemi i kombëtares është kush udhëheq, lojtarët kanë nevojë për koncepte të qarta. Sampaoli thotë që do luajë me skemën 2-3-3-2, është qesharake, është një sistem loje që përdorej në vitin 1930″.

Pesimizëm total për Botërorin:” Nëse kalojmë grupin, do isha i kënaqur, duke parë nivelin e rivalëve. Kam shumë dyshime”.

Po Mesi? “Është fenomen, nuk ka nevojë ta fitojë Kupën e Botës për ta vërtetuar diçka të tillë. Me besoni, kam 4 dekada në futboll, diçka marr vesh”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online