Vijon debati në distancë mes legjendave të Boka Zhuniorsit, teksa “El Pibe” sulmon rëndë Alveshin: Idiot që bën 28 krosime dhe vetëm 4 të sakta…
Maradona përbën gjithmonë lajm në Argjentinë dhe jo vetëm. Pasi ka folur kundër Pelesë, kundër FIFA-s, por edhe kundër Juventusit, që pasi siguroi Higuain duke paguar klauzolën prej 93 milionë euro. Por, nuk ndalet këtu, pasi “El Pibe de Oro” tashmë ka sulmuar edhe Dani Alveshin: “Eshtë idiot, bën 28 krosime dhe vetëm katër i ka të sakta: Kafu dhe Maikon ishin mbrojtës krahu…”.
Mbrojtësi i Juventusit e kishte kritikuar për atë gol me dorë në sfidën e Botërorit 1986, ndaj Anglisë. “Sa keq më vjen për atë ditëzi: qëndron në një sektor fushe ku nuk luhet futboll, maksimumi bën shumë faulla dhe krosime. Por, nëse do të flasim për këtë idiot, atëherë më mirë të çohem dhe të iki”.
Maradona, megjithatë, përgjigjen e ka marrë nga një ish-futbollist i Argjentinës, Huan Roman Rikelme, i cili për “Fox Sports” u shpreh: “Nuk ka rëndësi ajo që thotë Maradona, sepse sa herë del ai flet në tv, ndërroj kanalin…”.
Kunjat mes Tevezit dhe Rikelmes erdhën pasi ky i fundit e kritikoi zgjedhjen e “Apashit” për të veshur fanelën e Shangai Shenhua për para. “Rikelme është pjesë e historisë së Boka Zhuniors, një idhull brenda stadiumit. Por, jashtë fushës lë për të dëshiruar. Fjalët e tij s’i bëjnë mirë skuadrës. Pëpriqet që të demoralizojë stafin dhe ekipin. Kur rezultatet janë negative, ndihet i autorizuar për të shkatërruar çdo gjë. Ndërsa, kur Riveri ecën mirë, i thur elozhe. Mbaj mend që kur ishte lojtar, s’kishte asnjë gazetar mik, ndërsa sot ulet me të gjithë”, pati thënë “Apashi”.