Maqedonia po përgatitet për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Trajneri i përfaqësueses maqedonase Igor Angellovski ka publikuar ditën e sotme listën, ku në sy bie fakti se pjesë e saj janë dhe katër futbollistë me origjinë shqiptare.
Emri i ri është ai i Egzon Bejtullait. Mbrojtësi i Shkëndijës së Tetovës duket se e ka bindur trajnerin e përfaqësues së Maqedonisë që t’i bëjë një vend në skuadër. Po ashtu nga reparti i mbrojtjes është dhe Visar Musliu.
Veç dyshes së Shkëndijës pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë do të jetë dhe lojtari i Levantes Enis Bardhi si dhe lojtari i Dinamos së Zagrebit Arijan Ademi. Prania e këtij të fundit është në diskutim sepse pësoi një dëmtim mbrëmjen e djeshme në ndeshjen e “play-off”-it.