Manxhukiç nuk e harron vendlindjen, birra për të tërë

Mario Manxhukiç dhe Kroacia e tij me jo pak vuajtje arritën në gjysmëfinalet e Kupës së Botës mbrëmjen e djeshme, duke kaluar Rusinë pas 11-metërshave. Sulmuesi dha pasimin për golin e parë të Kroacisë dhe si gjithnjë ishte ndër lojtarët më punëtorë në fushë, duke qenë një makth për mbrojtjen ruse gjatë gjithë ndeshjes.

Pas ndeshjes festa në Kroaci ishte e jashtëzakonshme, ndërkohë që shtatlarti i Juventusit nuk e harron në asnjë moment vendin e tij të lindjes.
Mario ka lindur në Slavonski Brod, një qytet me 63 mijë banorë, ndërsa shumë prej tyre kishin dalë për ta ndjekur ndeshjen nga sheshi e qytetit. Manxhukiç kishte premtuar se do të paguante birrat që do të konsumoheshin dhe normalisht që e ka mbajtur fjalën. Plot 3.377 euro ka shpenzuar sulmuesi për birra, megjithatë pas kualifikimit ai me shumë gjasa do të bëjë të njëjtën ofertë dhe në gjysmëfinalen me Anglinë. Të gjithë banorët e qytetit të lindjes së sulmuesit i janë gëzuar si kualifikimit, ashtu dhe paraqitjes së lojtarit të tyre, i cili u kishte sponsorizuar pijet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online