“Mancini ndryshoi tempullin e futbollit në Europë”, Dritan Mehmeti për trajnerin e Italisë: Dikur luhej vetëm katenaço

Dritan Mehmeti i ka bërë vlerësimin më të madh trajnerit të Italisë, Mancinit, teksa ishte i ftuar në emisionin “Sport Magazine” që drejtohet nga Altin Sulçe. Mancini po korr rezultate mbreslënëse te “axurrët” që po “fluturojnë” me fitoret radhazi. Por përveç shifrave që flasin për Italinë, nga krahu tjetër është ndryshuar edhe mënyra e lojës që nuk është e fokusuar më vetëm te mbrojtja, por është e përqëndruar te sulmi.

“Ka edhe një transformim tekniko-taktik që ka bërë Mancini te Italia. Ka ndryshuar një mentalitet të mënyrës sesi luan kjo Kombëtare tani. Italia ka qenë gjithë kohën që të futej në fushë vetëm për të mos pësuar. Por Mancini ka ndryshuar tempullin e futbollit europian. Shkolla italiane ka qenë vetëm katenaço. Mua më pëlqen më shumë futbolli spanjoll që sjell risi. Që të bësh tiki-taka duhet të kesh edhe elementet e duhura. Te Spanja nuk është më Ksavi dhe Iniesta. Duhet të ndryshojë filozofinë e lojës me lojtarët që ka në organikë tani”, tha Mehmeti. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online