Futbollisti shqiptar që mbërthen gjithë Gjilanin pas televizorit: Është Kombëtarja që ndiqet më shumë pas Shqipërisë dhe Kosovës

Gjatë ditës së sotme e gjithë vëmendja është e përqendruar te ndeshja mes Italisë dhe Uellsit. Por në të njëjtën kohë pa vëmendje nuk kalon edhe përballja mes Zvicrës dhe Turqisë për tifozët shqiptarë, duke ditur se në përbërjen e helvetëve janë edhe disa futbollistë me origjinë shqiptare.

Në lidhjen live që vinte nga Prishtina në emisionin “Sport Magazine”, Altin Sulçe ka pyetur gazetarin Edmond Thaçi sesi paraqitej situata atje përpara ndeshjes së Zvicrës, e më konkretisht në vendin e lindjes së Xherdan Shaqirit. “Pra sa herë luan Zvicra atje kafet janë plot në Gjilan për të parë djalin e tyre, Shaqirin?

Ndërkohë Thaçi pas konfirmimit të interesit të madh, nuk ngurroi që ta cilësonte Zvicrën si Kombëtaren e tretë të shqiptarëve. “Po, edhe kur jam kthyer nga puna tani po shikoja kafenetë që ishin plot me njerëz, pavarësisht se është e dielë. E gjithë Zhegra e Gjilanit është e mbërthyet pas televizorit që të ndjek Shaqirin. Pas Shqipërisë dhe Kosovës ka interes shumë të madh të tifozëve shqiptarë për Zvicrën”, u shpreh Thaçi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online