Mançini: Duhet të rritemi, nuk duam që të biem nga Liga

Nga barazimi me Poloninë tek humbja me Portugalinë, Italia zhgënjeu totalisht në dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve. Pas ndeshjes me Kampionët e Europës numri 1 i stolit italian foli edhe për objektivin që ka skuadra e tij, por nuk mund të anashkalonte rrezikun për të rënë nga Liga.

“Kemi lojtarë të rinj në skuadër që duhet të rriten, nuk kemi alternativë tjetër, veç se të përmirësohemi nga ana fizike dhe atëherë do të jetë më e lehtë. Duhet që të jemi më efektiv në sulm, por duhet që të gjejmë një zgjidhje sa më parë dhe për këtë na duhet shumë punë.  Ne na duhet punë si fillim për të shkuar deri tek porta e kundërshtarit. Nuk jemi në gjendje të shënojmë dhe ku është një problem që duhet të zgjidhet sa më parë. Synimi ynë është që ulim numrin e gabimeve në fazën kur nisim të ndërtojmë aksione”.

“Rënia nga Liga? Ne nuk duam që të ndodhë. Ne dëshironim që të ishim të parët në grupin tonë. Në futboll nuk i dihet asnjëherë dhe duhet të presim se çfarë do të ndodhë. Ne kemi si objektiv kualifikimin në Europian. Portugalia e fitoi ndeshjen e parë dhe është disi më favorite, por jemi në një grup të hapur ende. Nëse më kritikoni mua nuk është problem, kam përshtypjen se kjo është në të mirë të lojtarëve të rinj, pasi unë nuk e kam problem, por ata janë të rinj ende”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *