Manchester United i bën presion të ëmbël Ten Hag: Fito 2 ndeshje radhazi ose do të japim 23 milionë euro

Të dielën, Manchester United u mposht keq nga Tottenham 0-3 në Old Trafford, kështu që mundësitë që Erik ten Hag të shkarkohej nga pankina e Djajve të Kuq u shtuan ndjeshëm. Megjithatë, në rast se United nuk fiton ndaj Portos apo Aston Villas, United do të shkarkojë Ten Hag dhe ai do të marrë deri në 23 milionë euro dëmshpërblim.

Nëse do ta shkarkonin verën e kaluar, United do të duhej të paguante vetëm 12 milionë euro, por drejtuesit e klubit vendosën t’ia zgjasin kontratën edhe për një vit. Kontrata e holandezit skadon në verën e vitit 2026, ndërsa padyshim që ky presion dhe ultimatum i vendosur nga “djajtë”, ka shije jo pak të ëmbël për Ten Hag që edhe në rast shkarkimi, del shumë i fituar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/