Nëna e Peles, Celeste, e cila është 100 vjeçe, nuk e di ende se djali i saj ndërroi jetë nga kancer.i. Celeste, e cila kohët e fundit mbushi 100 vjeç dhe për të cilën kujdeset vajza e saj Maria Lucia do Nascimento, nuk u njoftua për fatkeqësinë e djalit të saj.
Sipas Maria, nënës ende nuk i është thënë se djali i saj ka humbur betejën me sëmundjen e rëndë. Megjithatë, rrethanë rënduese është gjendja e saj shëndetësore dhe fakti që ajo nuk mund t’i arsyetojë gjërat në mënyrën e duhur.
“Ne flasim, por ajo nuk e di situatën. Ajo është në botën e saj. Ajo hap sytë kur ia përmend emrin e Pele dhe thotë: “Ne do të lutemi për të”, por ajo nuk është vërtet e vetëdijshme se çfarë jam unë duke thënë”, tha Maria Lucia do Nascimento. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/