Ronaldo do të turpërohet përsëri! Rivali i përjetshëm i Al Nasri ka mbështetje nga Qeveria, do t’i japin një rrogë rekord Lionel Mesit që kalon portugezin

Nuk ka dyshim se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi kanë shënuar dy dekadat e fundit në futboll. Rivaliteti i tyre është një nga më të mëdhenjtë në historinë e sportit në përgjithësi. Për shumë vite, ata ishin rivalë të drejtpërdrejtë në Spanjë, dhe sipas disa burimeve, kjo mund të ndodhë përsëri shumë jashtë Evropës, në Arabinë Saudite.

Ronaldo ka nënshkruar së fundmi kontratën më të madhe në historinë e futbollit, për dy sezone në Al Nasri do të marrë 200 milionë euro. Megjithatë, rekordi i tij mund të thyhet brenda disa muajsh. Rivali i përjetshëm i Al Nasrit, skuadra e Al Hilalit në dyqanet e tyre zyrtare filloi të shesë një fanellë me emrin dhe numrin 10 të Messit.

Al Hilal nuk ka asnjë problem me paratë, pasi mbështetet nga qeveria e Arabisë Saudite, kështu që praktikisht mund ta paguajnë Messin aq sa kërkon. Kur u mor vesh se Ronaldo do të nënshkruante për Al Nasr, qeveria saudite premtoi të mbështeste Al Hilal në përpjekjen e tyre për të sjellë Messin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online