“Mallkimi i datëlindjes së motrës”! Rastësi apo dëshirë? Nejmar lë edhe ndeshjen e dytë me Barcelonën

Nejmar është një prej futbollistëve më të apasionuar pas festave dhe këtë e ka pranuar: “Nëse do të luanim vetëm futboll, të merreshim vetëm me të, do të ishte shumë e mërzitshme”. Muaji mars do të mbahet mend gjatë gjithë jetës së yllit brazilian për dy arsye: “Datëlindja e motrës dhe mungesat në “Champions League”.

Motra e Nejmarit ka datëlindjen në datën 11 mars, ndërsa përgjatë gjithë këtyre viteve sulmuesi ka munguar në “Champions League” dhe kampionat, kur afron festa. Në vitin 2015 dhe 2016 Nejmar ka qenë i pezulluar për kartona, ndërsa në vitet 2017, 2018 dhe 2019 ka qenë gjithmonë i dëmtuar përpara 11 marsit. Për këtë arsye zgjidhte që të shkonte në Brazil, atje ku do të niste festën dhe do të harronte dhimbjet e ndiera. Në sezonin e shkuar Nejmar nuk është prekur nga “mallkimi i datëlindjes së motrës”, por që i rikthehet sërish në 2021.

PSG ka njoftuar nëpërmjet një komunikate se Nejmar do të mungojë edhe në ndeshjen e kthimit me Barcelonën, ashtu si në ndeshjen e parë. Sulmuesi është duke u rikuperuar, por ende nuk ndihet gati për katalanasit. Për të shuar çdo dyshim trajneri Pochetino premtoi disa ditë më parë se nuk do ta lejonte Nejmarin që të shkonte në Brazil, për të mos krijuar polemika me tifozët se kjo është një zgjedhje e këtij lojtari që të “lëndohet” në kohën kur dëshiron. Fundja, një histori e përsëritur në kaq vite, nuk mund të jetë vetëm rastësi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online