Një klub i Kategorisë së tretë në Argjentinë, Ferro de General Piko, ka përfunduar në qendër të vëmendjes për një gjest unik.
Mes përforcimeve të shumta para sezonit të ri, me i veçanti dhe mbresëlënësi ka qenë ai i kësaj mesjave, me Ferron që ka firmosur për 100 vjet me një djalë të ri.
#TNTSports | Estas son las cosas lindas del fútbol: Bautista Bal, un chico con síndrome de down, firmó un contrato de por vida con Ferro de Pico. ¡Hermosa historia de #InteriorFutbolero! ? pic.twitter.com/ypcCN1LrPx
— TNT Sports LA (@TNTSportsLA) August 15, 2018
Quhet Bautista Bal dhe është një tifoz me sindromën Down, i cili do të jetë kapiteni i gjithë ekipeve të Ferros, deri te moshat. Bautista ka vite që merr pjesë në e entet e klubit dhe prej kohësh ka një pozicion të veçantë në klub, duke u respektuar nga të gjithë.
“Zoti Bautista Bal lidhet për 100 vite më klubin tonë, që ka për detyrë ta ketë kapiten për këtë periudhë. Duhet të zbatojë rregullat në vijim: të përfaqësojë Ferron në eventet ku do t’i kërkohet të jetë i pranishëm; të vazhdojë të jetë një shembull në shoqëri si person, mik, sportist dhe bir i shkëlqyer; të kujtohet që të jetë një nxënës i mirë në shkollë dhe të pranojë që vendosin prindërit e tij kur mund dhe kur nuk mund të shkojë në klub”, thuhet në kontratën e tifozit, i cili ka firmosur i lumtur.