Paolo Maldini është padyshim një emër ikonë për klubin e Milanit. Ish-kapiteni legjendar i kuqezinjve, është bërë pjesë e bordit drejtues në ekipin kuqezi prej disa muajsh dhe tashmë po shijon momentin e mirë që po kalon klubi i tij.
Së fundmi, Maldini ka folur për mediat, ku pas ndeshjes me Atalantës, të cilën “djalli” e fitoi me shifrat 1-3, ka diskutuar mbi ecurinë e Kristof Piatek dhe krahasimin e tij me Shevçenkon. Gjithashtu, italiani ka folur dhe për Gatuzon dhe objektivat e Milanit.
PIATEK – “Shumë njerëz vijojnë ta krahasojnë Piatek me Shevçenkon, por ka vetëm një Sheva. Përveç kësaj, Sheva u bashkua me një skuadër shumë të fortë dhe ishte një kampion shtesë që na mundësoi të arrinim rezultate të shkëlqyera. Piatek po bën gjëra të pabesueshme dhe u bashkua me klubin në një moment të vështirë. Nëse ai e çon Milanin lart, atëherë do të jemi të gjithë të lumtur.
EFEKTI GATUZO – “Ka pasur një evoluim te të gjithë. Rino është një njeri që dëgjon dhe opinionin tonë. Ndoshta ndonjëherë nuk i pëlqen, por gjithsesi e dëgjon. Kemi të gjithë një objektiv, i cili është për të çuar Milanin sa më lart të jetë e mundur.”