Maldini: Gatuzo nuk ka faj

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Paolo Maldini ka folur në mikrofonët e Sky Sport, duke u ndalur te rinovimi i Xhenaro Gatuzos, i cili është konfirmuar përfundimisht në stolin kuqezi: “Besoj se ka qenë zgjedhja e duhur, sepse Gatuzo ka treguar se di të bëjë gjëra të mira dhe do të përmirësohet, duke parë atë që ka bërë në aspektin taktik dhe në administrimin e ekipit. Duhet të them që Gatuzo i ka dhënë një kthesë të fortë sezonit, por nuk duhet të bëjmë krahasime me trajnerë të tjerë të mëdhenj, është herët.

“Zhgënjim për ndeshjet e fundit? Jo, nuk duhet të ekzistojnë, sepse nuk duhet të harrojmë ku ishte Milani kur e mori Gatuzo. Edhe ai vetë e thotë që nuk duhen gjetur justifikime, kur mundësitë janë për ngjitje më lart”.

Maldini ka folur edhe për të ardhmen e tij, duke u hapur derën kombëtares italiane: “Kam folur me Kostakurtën, nuk i kam thënë jo. Të shohim…”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *