E ardhmja e Leon Dajakut do të jetë larg Mynihut për pjesën e mbetur të sezonit, teksa në gjurmët e tij kanë rënë disa klube europiane. Por Bajneri nuk dëshiron të heqë dorë plotësisht prej tij, për këta arsye huazimi mbetet alternativa që kënaq të gjitha palët. Futbollisti 19-vjeçar ka qenë nën vëzhgimin e Paolo Maldinit, që duket se sheh te Dajaku zëvendësuesin e Ibrahimoviç.
Milani është përfolur për një transferim të lojtarit, por e ardhmja duket se do të jetë tjetërkund. Mediat në Gjermani e bëjnë fakt të kryer se Bundesliga do të jetë kampionati në të cilin do të vijojë karriera e tij. Më konkretisht Unioni i Berlinit mësohet se ka gjetur akordin për të huazuar Leon Dajakun deri në fund të sezonit. Marrëveshja është arritur dhe e vetmja që mungon është firma në kontratë, e cila pritet të vijë së shpejti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/