Mahrez është i Sitit, çfarë luksi për Guardiolën!

Mançester Siti vazhdon të përforcohet dhe tashmë po ndërton një skuadër të aftë të tentojë majat e Europës, pas shkëlqimit në Angli sezonin e shkuar.

Sot klubi anglez ka arritur më në fund marrëveshjen me Lester Sitin për transferimin e anësorit ofensiv Rijad Mahrez.

Algjeriani ka kohë që kërkohet me ngulm nga Pep Guardiola dhe në janar 27-vjeçari u fut në konflikt me Lesterin, për shkak se u refuzua çdo ofertë e Sitit.

Tani Lester Siti ka vendosur të pranojë një ofertë prej 60 milionë sterlinash, për një nga heronjtë e titullit të paharrueshëm fituar dy vite më parë.

Mahrez shton ndjeshëm forcën sulmuese të Sitit dhe tashmë Guardiola do të ketë problem për të zgjedhur formacionin titullar, sepse në mesfushë e lart ka alternativa pa fund. Vetëm në krahët e sulmit janë Sane, Sterling, Mahrez, Bernardo Silva, De Brujne e David Silva, ndaj duket e çuditshme që Siti shpenzon kaq shumë për një lojtar që nuk dihet a do gjejë hapësirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *