Edon Zhegrova u shpall lojtari i ndeshjes mbrëmjen e djeshme kundër Realit të Madridit në Ligën e Kampionëve. Por paraqitja e shkëlqyer e lojtarit shqiptar nuk i ka ndryshuar mendimin e saj Qëndresa Krelanit. Gazetarja shqiptar ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, duke u dhënë përgjigjen e saj të gjithë personave që i kanë shkruar pas kësaj paraqitjeje të Zhegrovës.
Krelani ka shkruar se nuk i intereson aspak ecuria e 25-vjeçar në Lilë, por i intereson se çfarë ai jep për fanellën e Kosovës. Qeqa Krelani ka theksuar faktin se Zhegrova numëron vetëm 4 gola me përfaqësuesen e tij.
“Mirëmëngjesi të gjithëve, sidomos nja 200 vetave që më kanë bombarduar me tag. Kot e keni. Vazhdoj të mendoj njësoj. Magjistar me Lille-n, por për Kosovën supermodel i pasarelave. Krenar e ka bërë Kosovën? Krenar ka bërë veç veten, familjen, xhirollogarinë e tij, Lille-n edhe Noya-n në Prishtinë.
S’jam banore e Francës, as gazetare e Francës. S’ma ndjen çka bëjnë lojtarët jashtë kufijve të kësaj Republike. Për Kosovën babik, për Kosoven jepni zor. 37 paraqitje për Kosovën, 4 gola. Kundër kombëtareve mikro si Madaskari (miqësore), Qipro, Andorra dhe nënës Shqipëri (miqësore).
Arsyetimi tradicional dhe foshnjor? Fajet i ka Federata. RIKUJTIM. Federata spanjolle kishte president një prej njerëzve më të korruptar në historinë e futbollit spanjoll, Angel Maria Villar-in. I arrestar për keqpërdorim të detyrës. I burgosur. Djali i tij i arrestar për trukime të ndeshjeve, përvetësim të fondeve publike dhe falsifikim të dokumenteve. Po ashtu i burgosur.
Por futbollistët e Spanjës, pavarësisht presidentit famëkeq me 30 vite mandat, gjatë kohës së tij e fituan Kampionatin Evropian, Kampionatin Botëror dhe prapë Kampionaton Evropian. S’kishin kohë ata për të dalë për të vajtuar nëpër instagrame FEDELATA FEDELATA. Kështu që … kështu luhet për KOMB.
Arsyetimi tjetër: Me kë të lajë në Kosovë, me Valonin? Po Maradona me 25 vjet veç vetë ia pati fituar Argjentinës botërorin. Dy tituj Napolit. E ke për detyrë më 12.10 dhe 15.10 për t’i mposhtur Lituaninë dhe Qipron, kombëtare mediokre, e me ta pa hajrin për diçka Kosova, ashtu qysh po i jep zor për Lille-n, sepse je talenti më i madh i 20 viteve te fundit.
Kjo vlen për krejt lojtarët e Kosovës. Hajde t’iu shohim hajrin për diçka e mos të përsëritet ndeshja e kaluar, kur krejt tifozët nisën duke e lëshuar stadiumin prej minutës 78′. E ju karamelat e mbas luftës që jeni rritur me Iphone edhe Snapchat qetësohuni, sepse në asnjë moment nuk ia kemi mohuar talentin magjik. Kritika bazike ndaj tij e krejt lojtarëve të Kosovës gjithmonë ka qenë përkushtimi ZERO ndaj Kosovës. ZERO. Iu uroj ditë të mbarë së unë do të iki për të ngrënë bukë në Noya. Nëse është hapur, kuptohet”, ka shkruar Qeqa Krelani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/