Magji e Uzunit, Laçi është një mrekulli!

Laçi bën mrekullinë, duke arritur një kualifikim të merituar ndaj skuadrës qipriote të Anorthosis. Vendos një gol i Myrto Uzunit në minutën e fundit të kohës së rregull.

Beratasi devijoi me kokë një harkim nga e majta, duke i dhuruar skuadrës kurbinase një kualifikim të madh. Hera e dytë në historinë e klubit bardhezi që arrin të kalojë një tur në Europa League. Një arritje e madhe për Laçin dhe futbollin shqiptar që në raundin  dytë do të ketë dy skuadra.

Ishte një ndeshje e vështirë, dihej, por Laçi e tregoi që në Qipro që nuk ishte aq inferior sa mendohej. Fitoi një pjesë loje, luajti shumë mirë dhe mbi të gjitha tregoi se ka koncept futbolli.

Sot sërish Anorthosis ishte superior, diçka e pritshme, por Laçi sërish luajti pa frikë, duke mos e humbur asnjëherë toruan. Priti, me qetësi, sepse në radhë të parë nuk duhej pësuar gol, ndërsa Anorthosis mendonte se goli do të vinte herët a vonë.

Erdhi, por në portën e Anorthosis, sepse Uzuni si një fajkua në zonë shënoi me kokë kur po luheshin minutat e fundit. Nuk kishte më kohë, Laçi në delir. Faleminderit!

 

 

Europa League/ Turi i parë kualifikues

Ndeshja e kthimit

Laçi 1-0  Anorthosis (1-2)

Shënues: Uzuni 90′

90? – Pas harkimit nga e majta, Uzuni devijon me kokë dhe gjen rrugën e rrjetës

Formacionet

Laçi: Selmani ; Hadroj (Fangaj 64′), Gjoni, Hoxhallari, Sefgjini; Lushkja, Eller, Jonuzi (Xhixha 81′); Shtubina (Bushi 80′), Uzuni, Kendes. Trajner: B.Prenga.

Anorthosis: Felgueiras; Kofi, Shildenfeld, Rajo, Mikeltadze (Katçarava 51′) , Xhurish, Viktor, Sise, Sotiru, Pranjiç Igiebor. Trajner: R.Levi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online