Gugash Magani shpërtheu pas humbjes në Lushnje: “Po largohem, marr përgjegjësinë që më takon. Pasardhësi im duhet të presë kokat e disa senatorëve, që tallen me fanellën e Teutës”.
Ky ishte thelbi i deklaratës së trajnerit të Teutës, i cili nuk përmendi emra. Realisht, Teuta ka vetëm pak emra nga sezonet e shkuar, ndaj është e lehtë të imagjinohet për kë e ka.
Ndërkaq, Teuta thotë “jo”, Magani nuk ikën. Një shenjë besimi e rrallë në futbollin shqiptar, por që tani ngre pikëpyetjen e re: kujt do i pritet koka te Teuta?
Nesër ka mbledhje te Teuta, priten gjoba e përjashtime, të shohim cilët janë senatorët tradhtarë.