Magani gol dhe Liria fluturon, Vllaznia e Bashës mund kampionët

Liria e Prizrenit nuk fal në shtëpi. Skuadra e drejtuar nga Bledi Shkëmbi ka bërë detyrën sot, duke fituar 2-0 ndaj Dritës. Në fushë gjithë “ushtria” nga Shqipëria dhe Artur  Magani në minutën 35 vulosi fitoren, pas golit nga Qëndrim Gashi në minutën 12. Katër ndeshje, 6 pikë, start i mbarë në një kampionat mjaft të ekuilibruar.

Fitoi më në fund Vllaznia debutuese, ku aktivizohet edhe i riu Arbër Basha, i transferuar këtë verë nga futbolli shqiptar. Skuadra nga Pozharani ka mundur bujshëm kampionët në fuqi të Trepçës ’89, me rezultatin 2-1, duke marrë pikët e para të sezonit.

Flamurtari i Prishtinës, ku aktivizohet sulmuesi Jaupaj, huazuar nga Partizani, u mund 2-0 nga Besa, ndërsa Prishtina barazoi 1-1 në fushën e Drenicës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online