Prishtina 1-1 në Skënderaj ndaj Drenicës, teksa Liria fiton përballë Dritës së Gjilanit
Dje janë zhvilluar katër ndeshje në kuadër të javës së 4-t në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Skuadra e promovuar në elitë, Vllaznia e Pozheranit, ka realizuar fitoren e parë dhe atë duke e mposhtur skuadrën kampione në fuqi, Trepçën’89, me rezultat 2-1. Për Vllazninë shënuan Almedin Murati dhe Besim Alidema, derisa për Trepçën ‘89 shënoi Rron Broja. Ndërkohë, Prishtina si ekip mik ka barazuar 1-1 me Drenicën në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj. Ishte ndeshja e parë e Josës si drejtues…
Të parët në epërsi shënuan bardhekaltrit e kryeqytetit me golin e Drasko Bozoviç, në minutën e 83-të, por kuqezinjtë e Skenderajt arritën të barazojnë shifrat në minutat shtesë me golin e Genc Hamitit. Fitore para tifozëve të vet kanë shënuar Liria dhe Besa dhe atë me rezultate identike. Liria e ka mposhtur Dritën, me golat e Qëndrim Gashit (14’) dhe Artur Maganit (35’), ndërsa Besa e ka mundur Flamurtarin, me golat e realizuar nga Fetim Kasapi.