“Madridi të krijon rezik nga hiçi”, ylli i Bajernit mërzitet me barazimin: Është frustruese të largohemi me 2-2

Përballja e parë gjysmëfinale mes Bajernit të Mynihut dhe Realit të Madridit ka përfunduar në barazim 2-2. Një rezultat që ka lënë të pakënaqur Xhamal Musialën. Futbollisti i klubit bavarez ka thënë pas përfundimit të ndeshjes në “Movistar” se Reali i Madridit di të shpikë rrezik nga hiçi. Rezultati 2-2 është frustrues për të.

“Mund të kishim dalë me një fitore sot, por Madridi ka kapacitetin për të krijuar rrezik nga hiçi. Është pak frustruese të largohesh me një 2-2, por duhet ta mbajmë kokën lartë dhe të provojmë të fitojmë atje (në Madrid)”, ka deklaruar Xhamal Musiala./Halit Delibashi-Sport Ekspres/