“Macja e Europianit”! Somer ndal Bajernin me duart e tij mes 8 pritjeve, asnjë portier tjetër si ai

Jan Somer është padyshim një portierët më të nënvlerësuar në Europë. Gardiani zviceran zotëron cilësi të larta mes shtyllave, por asnjëherë nuk ka qenë pjesë e klubeve më tëmëdha në Kontinentin e Vjetër. Somer shkëlqeu pak muaj më parë në Euro 2020, ku me pritjet e tij ishte një “mace e zezë” për kundërshtarët.

Paraqitjet pozitive të Europianit pasohen nga një hapje në mënyrë fantastike e sezonit të ri në Bundesliga. Monshengladbah ka barazuar në shifrat 1-1 me Bajernin e Mynihut dhe këtu merita i shkon Somerit. Ky i fundit ndal kampionët në fuqi me duart e tij. Plot 8 pritje ka bërë gjatë 90 minutave gardiani helvet. Një statistikë kjo që është më e lartë se e çdo portieri në 5 ligat më të forta të Europës që nga sezoni i shkuar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *