“Ma morën titullin të mirëqenë, ikën secili të darkonte veç”, Sarri e thotë hapur për Juventusin: Tani po festojnë vendin e 4-t

Mauricio Sarri ka dhënë një intervistë për “Sport Italia”, ku është hapur për eksperiencën e tij te Juventusi. Trajneri italian nuk e ka menduar dy herë të thumbojë bardhezinjtë, teksa shprehet se ia morën titullin kampion si të mirë qenë dhe nuk e festuan, por tashmë po festojnë si sukses mbërritjen në vendin e 4-t. Më tej ka folur edhe për Kristiano Ronaldon, duke treguar se sa e vështirë është të menaxhosh një futbollist të tillë në skuadër.

“Ne fituam një kampionat që të paktën as nuk e festuam, duke shkuar në darkë secili për punë të vetë. Scudetto u mor si i mirëqenë, si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Unë pashë që këtë vit ata festuan edhe vendin e katërt, mbase kushtet ideale për të shkuar te Juve ishin këto.

Ronaldo nuk menaxhohet thjesht, është një kompani shumëkombëshe që ka interesa personale të cilat duhet të jenë të kombinuara me ato të ekipit. Unë e konsideroj veten më të mirë në të qenit trajner sesa menaxher. Ka edhe shumë aspekte pozitive, sepse Ronaldo më pas sjell rezultatet në fund dhe ato janë rezultate të rëndësishme.

Sigurisht, ai përfaqëson diçka që mund të shkojë përtej shoqërisë, kur keni mbi 200 milion ndjekës në mediat sociale, por është një problem për shoqërinë tonë. Fatkeqësisht, kohët e fundit flasim shumë për lojtarët dhe pak për skuadrat“, ka thënë Mauricio Sarri./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *