Luhet finalja Brazil-Argjentinë, përgjigja brilante e trajnerit: Nëse Argjentina na tregon si do ndalojë Nejmarin, u tregoj unë për Mesin

Brazil-Argjentinë është finalja e Kupës së Amerikës që do të luhet në orën 02:00. Me shumë interes pritet kjo përballje teksa Lionel Mesi kërkon trofeun që ta arrijë edhe me Kombëtaren pas kabinetit të mbushur te Barcelona. Në konferencën për shtyp ka dhënë spektakël trajneri i Brazilit, Tite.

Kur është pyetur nga gazetarët për mënyrën sesi do ta markoj Mesin, Tite është shprehur: “Unë e di se si ta markoj Mesin, por nuk do ta them. Nëse Argjentina na tregon se si ata do të markojnë Neymar, ne e hapim ndeshjen dhe u tregojmë atyre se si do ta markojmë Mesin. Ne e dimë për madhështinë e dy ikonave të futbollit botëror që do të jenë në finale. Të flasësh për Mesin dhe Neymar do të thotë të flasësh për përsosmëri, për virtyte teknike, mendore dhe fizike dhe për një aftësi krijuese shumë të lartë”, tha trajneri i Brazilit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online