Ka dalë në stërvitje me Tuchel “në fshehtësi”/ Mësohet e vërteta për Armando Brojën, fotot “e censuruara” edhe për pak kohë

Lajmi i ditës për legjionarët shqiptarë ishte kontrata që iu ofrua Armando Brojës nga Chelsea për të qenë pjesë e londinezëve deri në 2026. Pra duke treguar qartësisht besimin që kanë te talenti shqiptar që mund të kthehet edhe në yllin e Europës. Përgjatë gjithë kësaj kohe është përfolur për stërvitjen e Brojës me ekipin e parë të Chelsea-t, teksa Tuchel kërkoi që ta shihte në fazën përgatitore përpara nisjes së kampionatit.

Por kur do të zbresë në fushën e lojës Armando? Ka ditë që ka ndodhur! Sulmuesi ka nisur që të hënën që të stërvitet me stafin e Tuchel, megjithëse është mbajtur “e fshehtë”. Është thuajse e pamundur që të gjesh një foto të Brojës duke u stërvitur me Chelsea-n në këto ditë, e aq më pak në faqen zyrtare të klubit në “Premier League”. “Sport Ekspres” zbulon se menjëherë pas kontratës që pritet të publikohet nga Chelsea në orët në vazhdim do të publikohen edhe fotot e para të Armando Brojës nga stërvitja, që në fakt ka nisur prej 5 ditësh. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online