Lushnja është gjallë, Teuta “vetëvritet”

Një Lushnje plot halle dhe pa trajner, me Dritan Çukon përkohësisht në stol, ka arritur të marrë një fitore të çmuar, në aspektin moral dhe për renditjen sot, kundër Teutës. Përfundoi 2-1, në një ndeshje që në fakt mund të kishte shumë më tepër gola nga durrsakët, nëse Teuta do të shënonte disa nga rastet e shumta që krijoi.

Që në minutën e tretë mesfushori Dediç gjeti golin me një trajektore të bukur me kokë dhe u duk gjithçka e lehtë. Teuta kontrollonte lojën dhe kishte edhe raste, por në minutën e 39-të sërish një kros solli golin e barazimit, me Markun që çoi topin në rrjetë.

Në pjesën e dytë Teuta krijoi lojë e raste dhe Osemene ishte lojtari që gaboi më shumë përballë Spahos, por kur Teuta po bënte gjithçka për fitoren, Lushnja në fundin e takimit goditi, me sulmuesit krysëor Sefa që arriti të çonte në rrjetë një top të grushtuar nga Moçka.

Fitore e madhe, nga ato që ndryshojnë një sezon, thuhet në të tilla raste, ndërsa te Teuta kriza është e thellë dhe Gugash Magani është praktikisht i pushuar nga puna.

Kategoria Superiore, java 8

E shtunë, më 28 nëntor, ora 14:00
Stadiumi “Roza Haxhiu”, Lushnje

Lushnja – Teuta        2-1

Shënues: Marku 39′, Sefa 90’+3 / Dediç 3′

Lushnja: Spaho, Magani, Ruço, Marku, Mone, Gava, Papa (Taullau 74′), Bufasi, Pepa (Shkullaku 64′), Canka (Alushi 85′), Sefa. Trajner: Dritan Çuko

Teuta: Moçka, Beqja, Sykaj, Hrkaç (Shkalla 64′), Hakaj, Lena, Dosti (Hila 46′), Çyrbja (Shehaj 46′), Dediç, Latif, Osemene. Trajner: Gugash Magani

Kartonë të verdhë: Gava 20′ / Osemene 20′, Dosti 25′, Hakaj 44′

Gjyqtarë: Blerim Ziri, Endrit Veseli, Erind Burgu, Kreshnik Cjapi

Delegat: Alban Tafaj; Vëzhgues: Pajtim Aliko

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *