Lushnja e ka mbyllur sezonin, Kamza fluturon në vendin e katërt

Kamza u ankua gjatë për arbitrimin në ndeshjen e fundit kundër Skënderbeut, por nuk e ka humbur përqendrimin dhe sot ka fituar bindshëm në Lushnjë.

Në minutën e 33-të zhbllokoi Xhuljo Mehmeti, por Canka barazoi 4 minuta më vonë.

Rezistenca e Lushnjës zgjati deri në minutën e 58-të, sepse i futur prej pak minutash, Raçiç gjeti golin e avantazhit dhe Kamza nuk u ndal më.

Plaku në të 72-tën shënoi golin e tretë dhe më vonë humbi edhe një rast të artë, ndërsa në fundin e shtesës Canka shënoi një gol që vlen vetëm për të.

Lushnja në Kategorinë e Parë, Kamza e katërta, duke ëndërruar seriozisht Europa League!

SUPERIORE

LUSHNJA – KAMZA                      2-3

Shënues: Canka 37′, 90’+1 /  Mehmeti 33′, Raçiç 58′, Plaku 72′

Lushnja: Spaho, Magani, Prençi, Bufazi, Ruço (Meta 46′), Pepa, Gava, Papa (Alushi 42′), Branica, Canka, Sefa. Trajner: Dritan Çuko

Kamza: Gjonikaj, Frashëri, Kuqi, Cukoviç, Idrizaj, Fukui, Arrabal, Imeri, Fili (Raçiç 54′), Mehmeti, Plaku. Trajner: Ramadan Ndreu

Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Ridiger Çokaj, Paulin Simoni, Kreshnik Cjapi

Kartonë të verdhë: Fukui 57′, Raçiç 67′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *