Ndreu: Europa apo mbijetesa? I shohim të dyja

Trajneri i Kamzës, Ramadan Ndreu, nuk fluturon as pas fitores në Lushnjë. Renditja thotë që Kamza është për Europë, por Ndreu kërkon qetësi dhe nuk i beson ende renditjes.

“Fusha nuk ishte në gjendje të mirë dhe u kërkova djemve të ishin sa më të thjeshtë në lojë dhe të mos bënin gabime. Në pjesën e parë mund të shënonim më shumë, kishim hapësira të shumta, por në pjesën e dytë skuadra u soll mirë dhe e mbylli ndeshjen.

“Kjo fitore na jep qetësi për të vazhduar punën, nuk është ende koha për të parë renditjen, pasi jemi sa afër Europës, aq edhe afër zonës së ftohtë.

“Raçiç? Po punon, sot shënoi, por nuk është ende aty ku dua unë.

“Europa? Mendoj se kemi zhvilluar ndeshje të mira, kemi një skuadër cinike, punon e vrapon, por që të jem i sinqertë duhet edhe pak më shumë cilësi për të pretenduar gjëra të rëndësishme. Megjithatë, besoj se i kemi më të marrë më të mirën kësaj skuadre dhe nëse vazhdojmë kështu, mund të nisim të pretendojmë diçka më shumë se mbijetesa. Ajo që më gëzon më shumë është fakti që po luajmë mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online