Kukësi thyen mallkimin, Laçi mposhtet dhe shpërdoron në fund

Kukësi gjen më në fund fitoren e shumëkërkuar në shtëpi, pasi mund minimalisht skuadrën e Laçit, që bëri gjithçka mirë deri 10 minuta pa fundi. Vendos një gol i gjeorgjianit Irakli Dzaria, që shënon për të parën herë me uniformën e Kukësit. Edhe pse skuadrat ishin mjaft të kujdesshme dhe ndeshja ishte mjaft e luftuar, miqtë e panë veten me 10 lojtarë në mesin e fraksionit të dytë pasi Eskerda mori kartonin e dytë të verdhë, duke i lënë të tijtë në inferioritet numerik.

Kukësi vijoi të ushtronte presion, duke arritur që të gjente dhe golin e avantazhit. Tentativa e Idrizit nga distanca nuk u kontrollua siç duhet nga Slemani që e la topin brenda zone, Dzaria vigjilent mjaft bukur goditi me kokë dhe i dha skuadrës së tij avantazhin.

Kukësi kështu i merr fitoren e dytë radhazi në kampionat, pas triumfit një javë më parë në kryeqytet dhe mban vendin e tretë në pikë të barabarta me Flamurtarin e vendit të dytë, por me vlonjatët që do të zbresin në fushë pas pak minutash. Në krahun tjetër Laçi renditet i pesti me 5 pikë më pak se Kukësi.

KUKËSI-LAÇI 1-0

Shënues: Dzaria 80′

Kukësi: Koliçi, Idrizi, Hoxha, Musolli, Rrumbullaku, Ethemi (Balde 76′), Imami (Ymeraj 70′), Dzaria, Kale, Shkodra (Edipi 90+1)’, Guri. Trajner: Peter Pakult.

Laçi: Selmani, Shtubina, Lulaj , Qaqi, Sefgjini (Xhixha 86′), Nika, Bardhi (Lushkja 46′), Jonuzi, Eskerda, Uzuni, Rexhinaldo. Trajner: Gentian Mezani.

Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Ermal Barushi, Enea Pashaj, Melis Dervishi: Pas porte: Olsi Sokoli, Klajdi Kola.

Kartonë të verdhë: Imami 69′ /Eskerda 33’, 65′ Shtubina 45′

Karton i kuq: Eskerda 65′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online