Lushkja flet për golin ndaj Partizanit dhe ndeshjen e fundit në Superiores: Që kur u zgjova sot e dija se do të ishte ditë e bukur…

Ndeshja e sotme kundër Partizanit ishte e fundit për Regi Lushkjen. Futbollisti i Laçit ka gjetur marrëveshjen me Sherif Tiraspolin dhe do të nisi një aventurë të re në Moldavi. Tifozët e falënderuan nëpërmjet një pankarte, ndërsa nga krahu tjetër, Lushkja ua ka kthyer në “gjuhën e zakonshme”.

Në minutën e 78 të takimit, Regi lëshoi një predhë nga distanca me të jashtmen që përfundoi në cepin e rrjetës. Menjëherë nisi festa e madhe ku nuk u përmbajtën edhe lotët. Në fund të gjithë lojtarët e Laçit e kanë ngritur Lushkjen si të ishte një trofe. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Lushkja: “Që kur u zgjova në mëngjes e dija që do të ishte ditë e bukur sot, isha shumë i lumtur. Kisha emocione, por i kontrollova ato. Është hap i madh në karrierën time që shkoj te Sherif Tiraspoli. Do ta marrë me qetësi, që të stërvitem dhe të marrë vendin që më takon. Ishte momenti i bukur pas ndeshjes, si u emocionova unë, u emocionuan shokët e ekipit, trajneri dhe presidenti”.

Josa: “Kualitet ka e gjithë skuadra që unë kam. Ne jemi të gjithë aty pranë, nuk mund të quhet Kukësi si haps fals se u mund nga Tirana dje. Varet sesi do të kapet momenti kur të jemi në ndeshje direkte. Tirana është 6 pikë dhe unë mendoj për ndeshjen e radhës, me Vllazninë. Kemi humbur dy herë me Vllazninë. Dua t’i uroj suksese Lushkjes, për karakterin e tij pasi e dinte që në dhjetor që do ikte te Tiraspoli, kishte prerë biletën. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Olanikën kur ishte te Skënderbeu, e dinte që ishte shitur dhe dha prapë më të mirën”.

Mehmeti: “Lushkja bëri diferencën me një goditje në portë. Kishim katër titullarë në mungesë dhe nuk e meritonim të dilnim pa pikë sot. Ishim të barabartë dhe në shumë situata ishim superiorë. Ekipi nuk ka ardhur ende aty ku duhet. Të vjen keq për mënyrën sesi jemi mundur sot. Më mirë do të ishte që prurjet e janarit të kishin ardhur më përpara pasi duan kohë për t’u përshtatur. Ekipi do të gjej forcë dhe do të reagojë”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online