“Lushkja e kishte prerë biletën që në dhjetor”, Mirel Josa e duartroket: Më kujton rastin me Olainkën te Skënderbeu, këta lojtarë kanë karakter

Ndeshja e sotme kundër Partizanit ishte e fundit për Regi Lushkjen. Futbollisti i Laçit ka gjetur marrëveshjen me Sherif Tiraspolin dhe do të nisi një aventurë të re në Moldavi. Tifozët e falënderuan nëpërmjet një pankarte, ndërsa nga krahu tjetër, Lushkja ua ka kthyer në “gjuhën e zakonshme”.

Në minutën e 78 të takimit, Regi lëshoi një predhë nga distanca me të jashtmen që përfundoi në cepin e rrjetës. Menjëherë nisi festa e madhe ku nuk u përmbajtën edhe lotët. Në fund të gjithë lojtarët e Laçit e kanë ngritur Lushkjen si të ishte një trofe. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Josa: “Kualitet ka e gjithë skuadra që unë kam. Ne jemi të gjithë aty pranë, nuk mund të quhet Kukësi si haps fals se u mund nga Tirana dje. Varet sesi do të kapet momenti kur të jemi në ndeshje direkte. Tirana është 6 pikë dhe unë mendoj për ndeshjen e radhës, me Vllazninë. Kemi humbur dy herë me Vllazninë. Dua t’i uroj suksese Lushkjes, për karakterin e tij pasi e dinte që në dhjetor që do ikte te Tiraspoli, kishte prerë biletën. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Olanikën kur ishte te Skënderbeu, e dinte që ishte shitur dhe dha prapë më të mirën”.

Mehmeti: “Lushkja bëri diferencën me një goditje në portë. Kishim katër titullarë në mungesë dhe nuk e meritonim të dilnim pa pikë sot. Ishim të barabartë dhe në shumë situata ishim superiorë. Ekipi nuk ka ardhur ende aty ku duhet. Të vjen keq për mënyrën sesi jemi mundur sot. Më mirë do të ishte që prurjet e janarit të kishin ardhur më përpara pasi duan kohë për t’u përshtatur. Ekipi do të gjej forcë dhe do të reagojë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *