“Lulëzimi” i San Marinos, Tre Fiori shkruan historinë!

Një ditë do të ndodhte dhe, ajo ditë, erdhi sonte në atdheun e Garet Bejlit, Uellsin e largët, aty ku historia e dragoit të kuq është më shumë se një gojdhënë por që nuk ka shërbyer aspak për të përmysur një ndeshje që ishte e mallkuar për Bala Taun…

San Marino, një qytetshtet me vetëm 33 mijë banorë, si kombëtare ka kohë që e ka shkruar historinë, por tani e ka bërë edhe në përfaqësimin me një klub futbolli. Ai klub futbolli quhet Tre Fiori dhe ka logo tre lule që  përfaqësojnë edhe rajonin Fiorentino…

Risultati immagini per tre fiori

Atë që Tre Pene dhe La Fiorita nuk kishte bërë, e bëri pikërisht skuadra e “tre luleve”, që edhe pse humbi 1-0 në Uells, ndaj Bala Taunit, me fitoren 3-0 në sfidën e vajtjes, në San Marino, pret biletën për në turin e parë të Europa League.

Kurrë, asnjë skuadër sanmarineze nuk kishte arritur të kalonte pengesën e parë, pra turin paraeliminator, duke shkuar në turin e parë kualifikues.

Do të përballet me Rudar Velenje, skuadrën sllovene, me shpresën që mrekullia të vazhdojë dhe që në turin e dytë të gjejë Steaua Bukureshtin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online