Luks që nuk ofrohet në vende të tjera, lojtarët e Real Madrid flenë në dyshek që kushtojnë… 55.000 euro

Në sportin e nivelit të lartë, çdo detaj i vogël mund të bëjë diferencën, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Asgjë nuk duhet t’i lihet rastësisë, veçanërisht nëse jeni duke luftuar për objektiva të mëdha. 

Besoni apo jo, lojtarët e Real Madridit flenë edhe në shtretër me vlerë 55 mijë euro secili, gjithçka për të siguruar kushtet më të mira të mundshme.

Është një shifër e madhe dhe kjo për shkak të karakteristikave specifike të këtyre dyshekëve dhe është me të vërtetë e rrallë që ndonjë klub të ofrojë këtë lloj “shërbimi” për lojtarët e tij. Ato prodhohen nga një kompani angleze.

“Një futbollist do të shërohet më shpejt me një dyshek që redukton presionin në sistemin e tij muskuloskeletor dhe lehtëson rikuperimin metabolik përmes rehatisë më të madhe, temperaturës dhe lagështisë afër vlerave fiziologjike,” shpjegoi një mjek spanjoll për Marc.

Modeli Diamond Majesty kushton 55.000 euro dhe dysheku më i lirë i kësaj marke kap çmimin prej 6.000 euro. Lloji i dyshekut të përdorur nga Real garanton se gjumi i lojtarit është vërtet gjallërues dhe e përgatit atë për performancë maksimale në fushë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online