Lukas Bilia është ai që merr fajin përsipër pas përplasjes me Frenk Kesi. Ajo që ndodhi pas zëvendësimit të lojtarit afrikan mori vëmendjen pas ndeshjes derbi me Interin, por tanimë gjërat janë sqaruar.
“Gabova unë, pikësëpari, sepse duhej ta kuptoja situatën, emocionin e tij pas ndërrimit, doja t’i jepja të kuptonte se nuk ishte e drejtë kundër shokut që futet në fushë. Nuk kam asgjë me të, madje kam një marrëdhënie shumë të mirë”, u shpreh Bilia fillimisht për Milan TV.
What's going on with Kessie & Biglia ??? pic.twitter.com/cYU0BQIQvt
— FOOTBALLFANSSTUFF (@officialffsnews) March 17, 2019
“Më vjen keq për tifozët, klubin, shokët dhe stafin. Ishte një episod i shëmuar, por të shohim përpara. Jemi sqaruar, kemi folur. Gjithkush mund të gabojë. Më vjen keq për trajnerin dhe stafin, që gjithmonë vënë grupin para çdo gjeje”, shtoi mesfushori argjentinas.
Në lidhje me ndeshjen, ai deklaroi: “I kam parë djemtë të punojnë mirë gjatë javës. Pasi rezultati shkoi 0-2 skuadra tregoi personalitet. Mund të ndodhë. Gjithsesi kjo është edhe për meritë të Interit, ne nuk luajmë vetëm. Kemi një objektiv përpara dhe nuk është e lehtë, por do të luftojmë deri në fund”.