Romelu Lukaku ka dhuruar një nga performancat më skandaloze të këtyre viteve të fundit në historinë e Premier League. Sulmuesi belg e preku topin vetëm 2 herë në 45 minuta ndaj Crystal Palace, duke quajtur këtu edhe nisjen e ndeshjes me topin e dhënë në pikën e mesit të fushës.
Ndërkohë për 90 minuta Lukaku e preku topin vetëm 7 herë, shifra më e vogël që nga sezoni 2003 në Premier League, për një lojtar që qëndron për 90 minuta në fushë. Në konferencën për shtyp para ndeshjes në Champions League ndaj Lille, Tuchel nuk ka mundësi që ta mbrojë më Lukakun.
“Po çfarë doni që të bëjn unë? Nuk e di, duhet ta pranojmë situatën. Statistikat dhe shifrat flasin qartë në gjuhën se Lukaku nuk ishte fare në lojë. Kjo situatë mund të ndodh te sulmuesit kur u mungon besimi ose varet edhe nga situata gjatë ndeshjes. Por le të mos qeshim, është lojtari ynë akoma dhe duhet ta mbrojmë”, tha Tuchel. /Sport Ekspres/