Luiza Gega bën sërish krenar sportdashësit shqiptarë. Edhe pse nuk ishte rekuperuar plotësisht nga dëmtimi i saj, altletja shqiptare nuk heq dorë nga gara. Luiza Gega merr pjesë në kategorinë 3000 metra me pengesa, ku përfundon e treta në baterinë e saj.
34-vjeçarja e përfundoi garën me kohën 9 minuta e 17 sekonda. Ky rezultat i mundëson asaj kualifikimin në finalen e disiplinës 3000 metra me pengesa në Kampionati Botëror të Atletikës që po zhvillohet në Hungari./Halit Delibashi-Sport Ekspres/