Luis Enrike zyrtarizon listën, bën “prapakthehu” me mbrojtësin e Barçës

Përfaqësuesja e Spanjës do të luajë dy ndeshje javën e ardhshme, ku fillimisht do të udhëtojë drejt Zagrebit, për të luajtur ndaj Kroacisë, një sfidë të vlefshme për Ligën e Kombeve. Mëpas, tre ditë më vonë do të presë Bosnjën, në një sfidë miqësore.

Lidhur me këto dy sfida, tekniku i Spanjës, Luis Enrike, ka bërë të ditur listën e të grumbulluarve. Në listë bie në sy, rikthimi i Zhordi Albës, i cili nuk ishte grumbulluar herën e fundit dhe kjo gjë shkaktoi jo pak polemika në mediat në Spanjë. Gjithashtu, në listë ka dhe debutues, ku bie në sy Brais Mendez, i cili po bën një sezon mjaft të mirë në radhët e Selta Vigos.

Portieri i Betis Pau Lopez, mesfushori i talentuar i Vijareal, Pablo Fornals, janë të përfshirë në listë po ashtu. Suso duket se e ka zënë vendin e tij në përfaqësuesen spanjolle, teksa vijon të grumbullohet. Ndeshja ndaj Kroacisë do të jetë dhe sfida e fundit që iberikët luajnë në fazën e grupeve për Ligën e Kombeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *