Luis Enrike ka festuar sot 58-vjetorin e tij. Sigurisht që kjo ditëlindje shijon më tepër për të pas sigurimit të finales së Ligës së Kampionëve. Trajneri katalanas vendosi që në këtë ditë kaq të veçantë për të të përfshinte dhe lojtarët e PSG-së.
Kështu, “Le Parisien” bën me dije se Enrike ftoi të gjithë futbollistët për darkë në një nga restorantet më me emër të Parisit. Por ajo që shkaktoi habi ishte fakti se vetë trajneri nuk u shfaq në restorant. 58-vjeçari vendosi t’i linte lojtarët e tij në shoqërinë e njëri-tjetrit, pa praninë e tij. Në këtë mënyrë, skuadra e PSG-së e kaloi mbrëmjen duke festuar ditëlindjen e trajnerit të tyre, pa prezencën e tij në tryezë. I paparashikueshëm në fushën e lojës, por i tillë edhe jashtë saj./Sport Ekspres/