Luhen të gjitha përballjet e Superiores, e gjitha vëmendja te Vllaznia-Tirana

Superliga është në fazën e saj më të bukur, teksa gara mbetet e hapur si për kampionatin dhe zonën europiane ashtu dhe për vendin e 8-të që të shpëton nga rënia automatike nga kategoria. Në orën 13:00 do të kemi përballjen direkte Bylis-Skënderbeu, ku një fitore e ballshiotëve do të jepte siguri  dhe do të eliminonte një kundërshtar direkt, ndërsa një fitore e korçarëve do të bënte gjithçka komplekse.

Gjithashtu në orën 1 do të jetë dhe Kastrioti-Apolonia, ku një triumf i fierakëve do të mbante hapur garën për zonën Play Out, teksa Kastrioti duket se e ka siguruar objektivin e saj, megjithatë nuk është asnjëherë një skuadër e lehtë për tu mposhtur.

Në orën 13:00 do të luhet edhe Vllaznia-Tirana. Vllaznia nuk po kalon një moment të mirë dhe i duhet patjetër një fitore për të mbajtur diferencën me vendin e dytë, ndërsa Tirana do të kërkojë me patjetër të mos humbë, pas disfatës në Kukës. Nga ana tjetër ndeshja Partizani-Laçi në 16:00 është një sfidë e hapur, e cila i ka të tre rezultatet. Në rast barazimi, gjithçka do t’i shkonte për shtat Vllaznisë kryesuese. Megjithatë fituesja e kësaj sfide do të jetë konkurrenti kryesor i shkodranëve për titullin kampion. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online